Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, SH.T. Kilian Val.

Ambasadori Val ia uroi Kryeministrit Xhaferi zgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Qeverisë, si edhe mandatin e përbërjes së sapozgjedhur të Qeverisë, ndërsa në fokus të bisedës në takim ishin zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, e theksoi përcaktimin e tij pa mëdyshje që Qeveria kalimtare që ai e drejton, të organizojë dhe zbatojë zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, sipas standardeve më të larta evropiane.

Kryeministri Xhaferi potencoi se koalicioni pro-evropian, mbi të cilin bazohet Qeveria, është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane në politikat në të gjitha fushat, sepse një nevojë thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve është integrimi i shpejtë i Republikës të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe zgjedhjet janë pjesë e kësaj rruge përpara. Në këtë drejtim, në takim u shpreh pritshmëria për kontribut nga të gjitha subjektet dhe institucionet politike, për zgjedhje korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet zgjedhore të mëparshme dhe duke i pasur parasysh rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it.

Në lidhje me misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme, Kryeministri Xhaferi bëri të ditur se menjëherë para shpalljes formale të datave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, do të dërgohet edhe letra zyrtare me ftesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të dyfishta, për çka Misioni i OSBE/ODIHR-it ishte në Shkup dhe e bëri vlerësimin e nevojshëm. Kryeministri Xhaferi potencoi se Qeveria do i ndërmarrë të gjitha aktivitetet në dispozicion për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike këtë pranverë.

Në takimin e sotëm u diskutua edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në stabilitetin rajonal dhe kontekstin specifik gjeopolitik, si shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale multietnike.

U potencua se Maqedonia e Veriut kryesonte me OSBE-në në një kontekst global jashtëzakonisht të vështirë, por se tregoi në vepër një rrëfim të suksesshme të bashkëpunimit dhe mbi të gjitha për Maqedoninë e Veriut e cila me aftësinë në kohëra sfiduese kontribuoi për OSBE-në mе kapacitet për diplomaci efektive dhe dialog produktiv dhe i menaxhoi shkëlqyeshëm sfidat. Me këtë, siç u vlerësua, Republika e Maqedonisë së Veriut u ngrit në një partner të besueshëm të bashkësisë demokratike ndërkombëtare, në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe në botë.

Në takim u konstatua se OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike në vend dhe në reformat e rëndësishme për rrugën evropiane, që vazhdon përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share