Kryeministri aktual, Talat Xhaferi tha se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kreut të ekzekutivit, deri në formimin e qeverisë së re.
Deri në formimin e qeverisë së re, Xhaferi tha se nuk do të marrë pjesë në punët e Kuvendit si deputet.
“Si kryeministër dhe si përbërje qeveritare, në bazë të konkluzës të kësaj përbërje qeveritare, do të vazhdojë t’i kryejë obligimet dhe detyrat që burojnë nga funksioni kryeministër i vendit, deri në zgjedhje të qeverisë së radhës, nga kjo përbërje qeveritare dhe nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, dhe me këtë, në bazë të Ligjit për parandalim të Korrupsionit, për shkak të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, nuk mundem në të njëjtën kohë dy detyra”, tha Xhaferi nga foltorja e Kuvendit./tvklan.mk