Xhaferi: Shtyrja e procesit të aderimit në BE – hapësirë për procese nacionaliste!

“PARTITË TA MBËSHTESIN AGJENDËN EVROPIANE TË VENDIT”

Anulimi i procesit të aderimit drejt BE-së, lë hapësirë për procese nacionalsite. Ky ka qenë mesazhi i Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, në Konferencën për dialog ndërparlamentar për progresin e mëtejshëm të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të përcaktohen për agjendën evropiane të vendit

“Tani, pas 17 vitesh pritje, hyjmë në fazën finale të procesit të aderimit. E filluam skriningun me Bashkimin Evropian dhe tashmë jemi në një fazë të avancuar a të gjitha raportet e deritanishme janë pozitive.

Para vetes kemi edhe një sfidë dhe kjo është ndryshimi i Kushtetutës me qëllim që të vazhdojmë me negociatat sipas Klasterëve, për të cilat presim se do të imponojnë një ritëm të përshpejtuar të reformave. Konsideroj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat në programet e veta zotohen për eurointegrim, të demonstrojnë përkushtimin e vet në vepër?”” – tha Xhaferi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share