Në takim u diskutua për më shumë çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, me fokus në migracionet, bashkëpunimin me Fronteksin dhe zgjedhjet e ardhshme të dyfishta.
Eurokomisari Shinas shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin konstruktiv me Maqedoninë e Veriut në fushën e migracioneve dhe harmonizimit me politikën e vizave të BE-së. Sugjeroi se vendit në periudhën e ardhshme i nevojitet proces zgjedhor i qetë dhe demokratik në të cilin do të mbisundojë atmosfera pozitive evropiane.
Kryeministri Xhaferi theksoi se perspektiva e qartë e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve në Rajon dhe theksoi se Qeveria në periudhën e ardhshme do të manifestojë vazhdimësi dhe konstruktivitet në përmbushjen e agjendës evropiane.
Kryeministri theksoi se bashkëpunimi me Fronteksin edhe në vitin 2023 ishte në nivel shumë të lartë dhe një nga prioritetet ishte operacionalizimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fronteksit.
Kryeministri e njoftoi euro komisarin Shinas për aktualitetet në planin e brendshëm politik dhe për përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të dyfishta. Me ç’rast, potencoi se forcat evropiane progresive në shtet e kanë radhën të bashkohen dhe të bëjnë një hap të ri përpara në euro integrimet, në emër të perspektivave.