Xhaferi për Ditën e Kirilit dhe Metodit: Këmbëngulja dhe besimi i iluministëve janë udhërrëfyesi drejt përparimit

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emërin e tij, ka uruar 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, rektores prof. dr. Biljana Angellova, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve, studentëve të universitetit dhe qytetarëve.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, ju uroj 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, njëherit juve, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe të gjithë studentëve të universitetit”.

“Festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Një rol të tillë udhëheqës në këtë proces i ka hije Universitetit të parë shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, dhe juve si vazhdues, si trashëgimtarë aktualë ashtu edhe të ardhshëm, të veprës iluministe të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Sepse, siç thotë Shën Klimenti i Ohrit për mesuesit e tij”, ata me vepër të mirë dhe besim të fortë, kaluan si dielli, duke ndriçuar vendet e errëta me hapat e tyre”.

“Nuk ishte një betejë e lehtë për vëllezërit Kirili dhe Metodi, të cilët në kohën kur kishte vetëm tri gjuhë të privilegjuara, arritën ta sillnin gjuhën sllave në pozitë të barabartë me to. Me këtë fillon të zhvillohet shkrim-leximi bashkëkohor maqedonas. Dhe puna e tyre frymëzuese është dhe duhet të jetë një udhërrëfyes se si mund dhe duhet të punohet në realizimin e qëllimeve të shenjta”.

“Si gjenerata të sotme, e sidomos në vitet e fundit, kemi arritur në përpjekjet tona që gjuha standarde maqedonase të jetë e pranuar në mënyrë të barabartë në mesin e gjuhëve zyrtare në Bashkimin Evropian, dhe vazhdoi edhe vepra e Shën Kirilit dhe Metodit si themelues të ndërkulturalizmit evropian. Është e juaja që me forca më të madhe të vazhdoni të investoni në shkencë dhe arsim. Ndani njohuritë dhe bëhuni të zëshëm dhe të guximshëm përballë politikës, në zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe arsimore dhe në vendin e saj në shoqëri, sepse ndikimi juaj është i nevojshëm në ruajtjen e rrjedhave demokratike bashkëkohore dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Xhaferi në urim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share