Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëurar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifin, kanë përuruar çerdhen e re në këtë komunë.
Xhaferi në fjalimin para mediave ka thënë se kjo është çerdhja më e madhe në territorin e Komunës dhe se investimi kap vlerën e 960 mijë eurove.
“Inevstimi i plotë kap vlerën e 960 mijë eurove. Objekti është ndërtuar në një sipërfaqe prej 560 metërsh katrorë dhe në të do të mund të përkujdesen fëmijë deri në moshën 6 vjeçare. Kopshti do të ketë edhe kuzhinën e vet me kapacitet për përgatitjen e 100 deri në 200 vakteve në ditë. Është objekt bashkëkohor me efikasitet energjetik”, tha mes tjerash Xhaferi.