Xhaferi: Për çdo veprim kam mbrojtur kushtetutën dhe jo qeverinë

NDRYSHIME KUSHTETUESE DO TË KETË, DEPUTETËT TI PËRKRAHIN TË NJËJTAT

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shprehet i prerë se për asnjë vendim të cilin e ka marr deri më tani nuk ka shkelur kushtetutën. Ai ju bëri thirrje deputeteve në Kuvend që kur të vij koha për ndryshime kushtetuese ti përkrahin të njejtat, raporton Klan M.

Vendimi i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, që ta hedh poshtë nismën e VMRO-DPMNE-së për referendum për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë shkaktoi ndarje të opinionit politik por edhe të ekspertëve. Kryeparlamentari thotë se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin me ligj të marrëveshjeve ndërkombëtare pavarsisht qëndrimeve të VMRO-DPMNE sipas të cilës Ligji për Referendum lejon një prononcim të tillë të qytetarëve. Me këtë vendim Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në emision Klan Debat tha vetëm ka informuar dhe nuk ka asgjë anti-kushtetues në këtë rast.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të RMV-së

Në fajlorin juridik nisma është e pa lejueshme, e përderisa është e palejueshme diçka mbi bazë të kushtetutës unë kam për obligim për mos të lejuar në procedur një gjë të tillë. Nuk kam vendos unë kam informuar. Unë kam për obligim të mbroj kushtetutën ligjet dhe jo qeverinë.

Maqedonia e Veriut ka nisur negociatat me BE-në, por ndryshimet kushtetuese për futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë paraqesin sfida të kësaj përbërje të Kuvendit. Xhaferi njoftoi se ndryshime kushtetuese patjetër të ketë dhe ju bëri thirrje deputetëve që ti përkrahin të njejtat.

Çështja e ndryshimeve kushtetuese është obligim i vendit. Nëse gjithë mendojmë se vendi duhet të ecë përpara. Dhe shpresoj se të gjithë subjektet politike që edhe një ditë me ardhë ato ska zgjidhje tjetër se përndryshe e çojmë vendin mbrapsht dhe ajo duhet të ndodhë.

Xhaferi siguron se gjatë mandatit të tij nuk do të lejoj që të përsëritet fotografia e 24 dhjetorit 2012 dhe 27 prillit 2017. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share