Kryeparlamentari, Talat Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut përcjellë nga afër ngjarjet dhe situatën në veri të Mitrovicës.
“Nuk do mend që RMV-ja nga afër përcjell gjithë situatën, duke pasur parasysh faktin që jemi anëtarë e plotfuqishme e NATO-s dhe jemi pjesëmarrës në misionin e KFOR në Kosovë. Gjithsesi se situata sie tillë përcillet nga afër. Në kontekst të drejtpërdrejt, afatshkurtër, nuk ka aspekte dhe elemente të rrezikimit të sigurisë së RMV-së” – tha Xhaferi.