Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët tha se mendohet që data 8 maj të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Xhaferi tha se sipas kësaj pritet të vendi të funksionoj me Qeveri teknike nga 27 ose 28 janari.
“Nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen më 8 maj, zgjedhjet nënshkruhen më 28 shkurt. Pra zgjedhjt nënshkruhen 70 ditë para ditës së mbajtjes së tyre, ateherë qeveri teknike do të kemi nga 27-28 janari”, deklaroi Xhaferi.