Xhaferi: Rregullat janë të qarta për kufizimet për funksionarët gjatë përdorimit të resurseve

Rregullat janë të qarta për secilin bartës të funksionit publik lidhur me shfrytëzimin, përkatësisht kufizimin e përdorimit të resurseve. kodi zgjehdor, ndryshimet, neni 8a, 8b në mënyrë adekuate caktoin në cilat situata çfarë kufizime ka që të parashtroni pyetje, tha kryeministri Talat Xhaferi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për keqpërdorim të automjeteve zyrtare për qëllime partiake.

Xhaferi ishte për vizitë në Pallçishtë të Tetovës, Komuna e Bogovinës, ndërsa në vërejtjen e gazetarëve se për keqpërdorimin dhe sshkeljet nga opozita është cekur minisstri Artan Grubi, Xhaferi vlerësoi se pyetja e gazetarëve paraqet gjykim për funksionarin e cekur, përcjell MIA.

Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska paraprakisht në pyetjen e gazetarëve nëse do të inicojnë procedurë pas zërit të arritur për politikanët të cilët me automjete zyrtare janë nënshkruar për kandidatët presidencial, tha se deri më tnai nuk është marrë dëshmi se është shkelur Kodi etik.

Lidhur me vërejtjet për hsfrytëzim të automjeteve zyrtare, përveç një rasti, konsideron se ka ndryshim të dukshëm tek funksionarët për të cilët ka pasur vërejtje dhe që të jenë më të kujdesshëm ata janë paraqitur në Kabinetin e saj në mënyrë që të konsultohen nëse do të shkelin Kodin nëse veprojnë ndryshe.

“Ato ndryshime janë të dukshme. Dua të theksoj se vetëm për një rast, vetëm për rastin e Artan Grubit, kemi ardhur në një situatë pas dy vërejtjeve për mosveprim i kemi dërguar një letër kryeministrit, i cili sipas Kodit etik duhet të vendosë se cilën masë do ta shqiptojë. Dhe përsëri do të them se duhet gjetur një zgjidhje ligjore. Ne filluam të punojmë për një zgjidhje ligjore me të cilën do t’i lidhim sanksionet nga Kodi etik me disa norma ligjore në bazë të të cilave mund të kishte disa sanksione të tjera, kundërvajtje ose të një natyre tjetër që të mos vihemi në një situatë ku të japim vetëm vërejtje, veçanërisht kur për dikë edhe vërejtjet nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Gërkovska.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share