Xhaferi i reagon Taravarit: Nga sikleti merreni vetëm me Ali Ahmetin! Nuk i keni as vulat e popullit e as të partisë…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ky i fundit kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit nga skena politike.
Xhaferi ka përmendur disa nga premtimet që dha Taravari e që nuk i ka mbajtur, edhe pse u zotua për dorëheqje në rast se të njejtat nuk do të realizoheshin.
Ai në reagimin e tij shkruan se në shtatë muaj qeverisje, në vend që ministri Taravari të merret me shëndetësi, merret vetëm me BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Reagimi i plotë:
Do të ishte e habitshme të kalonte një ditë dhe ministri i shëndetëisë, Arben Taravari të mos merret me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin, z.Ali Ahmetin.
Për 7 muaj qeverisje, Taravari në vend të punës ka zgjedhur ofendimet ndaj z.Ahmetit, në vend të rregullimit të sistemit shëndetësor, ka zgjedhur etiketimet ndaj z.Ahmeti, në vend të përkushtimit ndaj punës si ministër, ka vendosur që çdo ditë të merret me BDI-në.
Paska kërkuar sot dorëheqjen e liderit z.Ali Ahmetit? Kush? Ministri pa legjitimitet, i zgjedhuri i Mickoskit e tashmë edhe kryetari i partisë pa vula.
E kuptojmë sikletin që ka z.Taravari, që partia, pushteti dhe strukturat partiake po I ikin nga dora njejtë sikurse vulat që i mbajti pa meritë, mirëpo nuk ta ka fajin kryetari Ahmeti për pa aftësinë tënde politike!
Komandanti z.Ali Ahmeti ka shënuar historinë e tij në kohërat me të vështira, në ilegalitet e në demokraci, shqiptarët kurr nuk janë ndier më të sigurtë, më të përfaqësuar e më krenar së në kohën e Ali Ahmetit.
Për dallim prej tash kur ndihen të nëpërkëmbur, shkaku që në qeveri kemi hyzmeqarët e VMRO-së që padron kan Mickoskin e jo popullin.
Arben, pse nuk bëhesh rehat? Je pushtet, pse ta zë rrugën z.Ahmeti?
Nuk u rehatove as në PDSH, as në LR-PDSH, as në RDK, as në BDSH, as në ASH deri sa u shkrive në VMRO-në, e si duket, as këtu nuk jeni rehat? Edhe sa parti do t’i ndërroni për tu rehatuar z.Taravari?
▪️Premtuat dorëheqje nëse keni vetëm një votë më pak në zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Nuk e mbajtët fjalën.
▪️Premtuat se nuk bëheni pjesë e një qeverie anti-BE. Nuk e mbajtët fjalën.
▪️Premtuat ndryhime kushtetuese deri ne dhjetor 2024, ose do të largoheni nga qeveria. Sërish nuk e mbajtët fjalën!
A vërtetë mendoni se ju jeni personi i duher për t’I kërkuar dorëheqjen dikujt?
Populli ju njeh mirë se sa joserioz dhe komik jeni, ndaj shikojeni një herë të vetme veten tuaj, para se të merreni në përditshmëri me figurën e Ali Ahmetit.
z.Ali Ahmeti është I popullit, po ju ku e keni vendin z.Taravari?
p.s. ju nuk e morët as vulen e popullit e as të partisë!
Lexo gjithashtu
Total
0
Share