Xavi Simons edhe një sezon tjetër në huamzim nga Leipzig

Xavi Simons, talenti holandez, ka shkëlqyer me 10 gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje te “Demat” gjermanë të Leipzig në sezonin e fundit. Megjithatë, ai nuk është gati për formacionin e titullarit te “gjigantët” francezë të PSG, sipas raportimeve.

Pavarësisht interesimeve nga Bayern Munich dhe Barcelona, Simons është në kërkim të aventurës së radhës. Pista më e mundshme është një vit i dytë i huazuar te Leipzig. Fabrizio Romano, gazetari i njohur i merkatos, raporton se CEO i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff, është në bisedime intensive me PSG.

Klubi francez është i hapur për të huazuar sërish “tulipanin”, ndërsa Bayern dhe Barcelona kanë kërkesa të ndryshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share