William dhe Kate vizitojnë kishën në Windsor në shenjë nderimi për mbretëreshën Elizabeth

Princi William dhe dukesha Kate Middleton vizituan Katedralen e Shën Mërisë ditën e sotme, që shënon 1 vit nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth.

Jashtë katedrales kishte një turmë njerëzish që kishin ardhur në shenjë nderimi për mbretëreshën.

Në hyrje të kishës u vendos portreti i Elizabeth.

Çifti mbërriti në kishë në mesditë dhe Kate Middleton zgjodhi për këtë rast një fustan ngjyrë gështenjë me dy kopsa floriri në të dyja anët e belit, si dhe mëngë, taka të ngjashme, një çantë dhe një kapele me hark.

Më herët, Mbreti Charles ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, për herë të parë në histori, një portret fotografik të panjohur të nënës së tijnga Cecil Beaton, i datës 1968.

Dje, Duka i Sussex, Harry u pa duke dalë nga katedralja në Windsor. Harry bëri vizitën e tij të parë në Angli që nga qershori i kaluar për t’u paraqitur gjithashtu në eventin bamirës të WellChild Awards, ku foli për gjyshen e tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share