Wagneri thotë se kontrollin e Bakhmutit më 1 qershor ia bart ushtrisë ruse

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, ka bërë të ditur se forcat e tij kanë filluar të tërhiqen nga qyteti ukrainas, Bakhmut.

Yevgeny Prigozhin, tha se kontrollin e qytetit do ta bart tek ushtria ruse deri më 1 qershor, por Kievi ka bërë të ditur se kontrollon ende disa pjesë të qytetit.

Beteja për Bakhmutin ka qenë më e gjata dhe më e përgjakshmja, ku kreu i Wagnerit tha se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë javën e fundit në Bakhmut.

“Ne po tërheqim njësitë nga Bakhmut sot. Në momentin kur ushtria është në një situatë të vështirë, ata do të kthehen”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i Wagner ka vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur zyrtarët e lartë ushtarakë rusë, duke i kritikuar ata publikisht se nuk i kanë mbështetur trupat e tij.

Muajin e kaluar, ai madje kërcënoi se do të tërhiqte trupat e tij nga qyteti nëse nuk do të pajiseshin me municionet e nevojshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share