Autoritetet ruse janë alarmuar pasi trupat e Wagnerit do të arrijnë në kryeqytetin rus, Moskë, së shpejti.
Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Telegram shihet se tashmë rusët po i zhvendosin urat duke ia pamundësuar kalimin trupave të Wagnerit për në Moskë.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, përmes një deklarate iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pezullojnë udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Situata është e vështirë,” tha kryebashkiaku i Moskës Sobyanin në deklaratën e tij të postuar në Telegram.
Mercenarët e Wagner tashmë po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit./KlanMacedonia