VV për liberalizimin: Gjatë këtyre 2 viteve raportet e jashtme flasin ndryshe për Kosovën

Kriteret për liberalizim të vizave i kishim plotësuar që të gjitha e megjithatë për vite me radhë nuk kishim liberalizim, thonë nga Vetëvendosje.

Nga kjo parti theksojnë se raportet e jashtme Kosovën e kanë cilësuar vazhdimisht si shtet me elemente të kapjes me krim e korrupsion, përcjell KlanM.

“Ne në programin tonë vetëm dy herë kemi përmendur liberalizimin e vizave. Vetëm dy herë e kemi përmendur liberalizimin e vizave në programin tonë sepse kemi shpjeguar se ka situatë kundërthënëse të cilës duhet adresuar dhe këtë e kemi bërë. Gjatë këtyre dy viteve në qeverisje të gjitha raportet e jashtme flasin ndryshe për Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

VV ka publikuar një grafikë me gjërat që kanë ndryshuar në Kosovë gjatë qeverisjes së tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share