VV-ja e LDK-ja i druhen sulmeve të tjera në veri

Policia të jetë e gatshme për çdo situatë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësojnë se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Leposaviqit. Sipas tyre, duke parë operacionin e ndërmarr nga Policia e Kosovës për këtë sulm, ato në të ardhëm do të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nëse i’u kujtohet neve na patën kritikuar e qortuar, besa edhe na vënë sanksione padrejtësisht për shkak të prezencës së policisë në objekte edhe përreth objekteve komunale dhe në tërë kohën kemi thëne, po përsërisim e ripërsërisim se deri sa informacione të tilla, ka grupe të tilla të ardhura nga Serbia, gjithmonë prezenca e policisë e njësive të veçanta, e të specializuara është më se e domosdoshme që të mbretëroj paqja e siguri, rendi e ligji për gjithë qytetarët e Kosovës…Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, thotë Enver Dugolli nga VV.

“Përkundër suksesit të Policisë së Kosovës kjo nuk duhet të krijoj një komoditet apo një sjelle të relaksuar. Unë po shpresoj që institucionet tona të sigurisë në bashkëpunim me partneret tanë strategjikë do e bëjnë vlerësimin e situatës dhe t’i ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluara situata të tilla. Por nëse edhe ato ndodhin të menaxhohen sa më mirë. Një situatë e tillë është paralajmëruar edhe më herët nga ekspertët e sigurisë kur kryesisht bëhej pyetja nga gazetarët se ekziston ndonjë rrezik, tani këto rreziqet nëse kategorizohen nga një sulm apo një agresion konvencional deri tekë infiltrimi i grupeve paramilitare me karakter terrorist. Gjithnjë është dhënë një vlerësim se një inkursion i tillë është i mundur, i kufizuar në hapësirë në kohë. Por që mundet me destabilizuar situatën. Më vjen mirë që ashtu është vlerësuar edhe nga autoritet më të larta të policisë dhe kanë qenë në gatishmëri të lartë që me ju përgjigje situatës”, tha Antoni Quni nga LDK.

Të dielën e 24 shtatorit, rreth 80 sulmues të maskuar dhe armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të zveçanit , duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues. Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share