Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti

Një vullkan pranë kryeqytetit të Islandës Reykjavik ka shpërthyer për herë të 7-të brenda një viti. Autoritetet kishin paralajmëruar për një aktivitet vullkanik në gadishullin Reykjanes, rreth 30 km në jug-perëndim të kryeqytetit Reykjavik, ku shpërthimi më i fundit ndodhi më 6 shtator.

Sipas zyrës meterologjike të vendit shpërthimet në gadishullin Reykjanes nuk pritet të shkaktojë shpërndarje të konsiderueshme të hirit në stratosferë, apo ndërprerje të trafikut ajror.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Reykjana ka të ngjarë të përjetojë shpërthime të përsëritura vullkanike për dekada, ndoshta edhe shekuj. Autoritetet islandeze kanë filluar të ndërtojnë diga për të devijuar rrjedhat e llavës larg shtëpive dhe infrastrukturës kritike.

Islanda, afërsisht sa shteti amerikan i Kentakit dhe ka më shumë se 30 vullkane aktive, duke e bërë ishullin e Evropës Veriore një destinacion kryesor për turizmin vullkanik. Në vitin 2010, retë nga vullkani Eyafjallajokull në jug të Islandës u përhapën në pjesë të mëdha të Evropës, duke anuluar rreth 100,000 fluturime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share