Vulin: Po na bëhen shantazhe të çmendura për ta njohur Kosovën

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka thënë Serbisë është duke iu bërë shantazh për ta njohur Kosovën, siç tha ai si një nga kushtet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, çështja nuk është nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, por nëse blloku e dëshiron Serbinë dhe se marrëdhënia me unionin nuk është çështje emocionesh, por e vendimeve racionale.

“Duke gjykuar nga shantazhet e çmendura që po na ekspozojnë për ta njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Sërpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan, aq më mirë do të jemi”, tha Vulin në një intervistë për Veçernje Novosti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share