Serbia do të zbatojë Aneksin e dakorduar ne Ohër
Presidenti serb, Vuçiq dha fjalen edhe shefit te diplomacisë italiane Tajani se Serbia do të përmbushë të gjitha pikat e planit të zbatimit të marrëveshjes me Kosovën, përveç pjesës që i referohet antarësimit të saj në Kombet e Bashkuara.
“Nuk ka asnjë lëshim në anëtarësimin në OKB, në organizatat dhe institucionet e saj dhe nuk ka njohje të Kosovës. E gjithë kjo nënkupton normalizim real të marrëdhënieve, marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, që do të thotë marrëdhënie pa tensione dhe konflikte. Mendoj se Prishtina nuk do ta përmbushë të vetmin detyrim, që është formimi i bashkësisë së komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog”, thotë Vuçiq.
Vuciq ftoi italianët që të shijojnë verërat e Ballkanit të Hapur në Verona.
“Ju ftoj të gjithë që të merrni pjesë në festivalin e verës më të mirë në botë nga data 2 deri më 5 prill, në Verona. Aty do të prezantojmë së bashku prodhimet tona si pjese e Ballkanit të Hapur se bashku me Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Vuçiq.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se Italia dëshiron të jetë më e pranishme me më shumë investime në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor, për të cilin tha se ka rëndësi strategjike.