Bashkësia ndërkombëtare ta qetësojë Kurtin
Mbrëmë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media u bërë thirrje serbëve që të mos konfrontohen me NATO-n, kurse bashkësisë ndërkombëtare që ta qetësojë Kurtin.
“U bëj thirrje serbëve në Kosovë, e di si ndjehen dhe sa e kanë të vështirë, të mos konfrontohen me NATO-n, jo se jam i frikësuar, por për shkak se këtë e dëshiron Kurti. Për herë të fundit lus bashkësinë ndërkombëtare që ta qetësojnë Kurtin. Nëse këtë nuk e bëjnë, druaj se për gjithcka mund të bëhet tepër vonë”, ka thënë Vuçiq.
Pas press-konferencës së Vuçiqit, në Beograd, qytetarë serb, sic thuhet, të pakënaqur me veprimet e shtetit serb kundrejt Kosovës, kanë organizuar një tubim ku janë dëgjuar mesazhe djathtiste.
Gjatë ditës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd. Në këtë takim, sic thuhet, Vuçiqi ka kërkuar masa urgjente për të garantuar sigurinë e serbëve./KlanMacedonia