Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar takime të ndara, fillimisht me kryeministrin Albin Kurti e më pas edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Danas”, transmeton Klankosova.tv.
Takimet kanë zgjatur pothuajse tri orë.
Kreu i shtetit serb foli pas këtij takimi, ku tha se ka dhënë premtimin se Serbia do të bëjë gjithçka është e mundur që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve.
“Çfarë do të ndodhë më tutje, konsideroj se pak varet nga zotëri Borrelli dhe nga ne, por varet nga ata që kanë tentuar që përmes provokimeve të nxisin tensione”.
“Nuk shoh asnjë dëm nga takimi, nëse ka dobi, super, nëse jo – çka të bëjmë”, tha Vuçiqi, teksa theksoi se nuk dëshiron të flasë për rezultatet konkrete të takimit.
Para takimit, Borrelli postoi një status në Twitter me nevojitet de-përshkallëzim i menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës.
“Kjo është çështja kryesore për rajonin”, shkroi ai. /KlanMacedonia