Vuçiqi paralajmëron bisedime për Kosovën me Macronin dhe Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se për Kosovën, do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Vuçiq këto i bëri të ditura përmes një reagimi të tij në rrjete sociale, duke pranuar se java që e lamë pas, siç specifikoi ‘qe mjaft e vështirë për palën serbe’, transmeton klankosova.tv.

”Prandaj ftoj edhe një herë të bisedojmë me të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, të cilët përmes dialogut mund të ofrojnë një shans, stabilitet në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë”.

”Në të njëjtën kohë, java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinau, bisedimet me Macron, Scholz, deri te lufta për popullin tonë në Kosovë”.

”Në fund dua të falënderoj të gjithë njerëzit për mbështetjen e madhe, për faktin që e kuptojnë se sa shumë luftojmë për Serbinë tonë”.

Tutje ai tha se Serbia nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar dhe dorëzimi nuk është menduar asnjëherë, transmeton klankosova.tv.

”Dhe për ata që kanë frikë, që pyesin nëse do të dorëzohemi dhe do të biem nën presion, përgjigja ime është – S’ ka dorëzim, dhe asnjëherë dorëzimi nuk ka ardhë në konsideratë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share