Vuçiqi lut Erdoganin: Përdore ndikimin e Turqisë që të ketë paqe në rajon!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka patur një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njofton KlanM.

Pasi ka uruar rizgjedhjen e tij si President i Turqisë, Presidenti Vuçiq, ka njoftuar se homologu i tij turk është interesuar për situatën në Kosovë.

Siç njoftojnë mediat serbe, Presidenti Vuçiq e ka lutur Presidentin Erdogan që të përdor ndikimin e tij dhe të Turqisë, që në rajonin e Ballkanit të mbisundojë paqa dhe stabiliteti.

Presidenti Vuçiq, siç përcjell KlanM, ka ftuar Presidentin Erdogan që ta vizitojë Serbinë – njoftojnë mediat serbe./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share