VENDIMI PASON LËVIZJEN E BARRIKADAVE TE VENDOSURA NGA SERBET NE VERI
Serbia ka vendosur qe paralelisht me heqjen e barrikadave te vendosura ne Veri te Kosoves te shfuqizohet edhe gjendja e gatishmerise se larte e vendosur qe ne date 26 dhjetor. Nderkaq kryeministrja sebe, Ana Bërnabiç, pas heqjes se barrikadave pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i vazhdojë “provokimet”.
Gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë është shfuqizuar me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm Aleksandar Vuçiç,
Gatishmëria luftarake ishte shpallur më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës
Vuçiç si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë kishte urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.Nderkaq kryeministrja sebe, Ana Bërnabiç, pas heqjes se barrikadave ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i vazhdojë “provokimet”.
Bërnabiç ka shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke siguruar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Barrikadat janë hequr edhe nga Lagjia e Boshnjakëve.
Më shumë se 10 barrikada ishin vendosur anekend veriut te Kosoves duke penguar per disa dite me rradhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave kete fund vit. Policia e Kosovë po heton rastin e djegies së dy kamionëve të cilët kanë qenë të vendosur në barricade në vendin e quajur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e veriut.
Per zhvillimet e fundit deputetët gjermanë në kor fajësojnë Serbinë për situatën në veri dhe për kërcënimin me nderhyrje ushtarake ndaj Kosovës.
Ata kane propozuar që të ndërpriten negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE menjëherë dhe të ndërpriten ndihmat financiare të BE-së për Serbinë.