Vuçiqi ankohet tek Stoltenbergu

SERBIA PESIMISTE PER THEMELIMIN E ASOCACIONIT SA KOHE ESHTE KURTI NE PUSHTET

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha nga Beogradi se grumbullimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon në paqen e sigurinë e rajonit. Sipas shefit të NATO-s formimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe nga Kosova është çelës i normalizimit të marrëdhënieve.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha nga Beogradi se grumbullimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon në paqen e sigurinë e rajonit.

NATO është e gatshme ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë, por kërkon nga të gjitha palët të angazhohen për t’i ulur tensionet. Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë te veprimeve mes ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë mbështes formimin e bashkësisë, së komunave serbe ky do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve.

Vuçiç iu ankua Stoltenbergut se një numër i madh serbësh janë dëbuar nga veriu i Kosovës sidomos pas ardhjes në pushtet të Kurtit.

Bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne, me shpresën se do të kemi siguri në Kosovë. Serbët janë sulmuar sidomos pasi Kurti erdhi në pushtet, shqiptarët nuk janë sulmuar asnjëherë.

Serbia ka një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, në Banjskë të Zveçanit por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit.

E gjithë kjo ndodhi sepse disa njerëz në Kosovë bënë zgjedhje në veri me vetëm 3% pjesëmarrje ndërsa kur serbët u rebeluan ata sollën policinë speciale për të ndërhyrë ndaj tyre.

Gjithsesi presidenti serb theksoi se ata që morën pjesë në ngjarjet në Banjskë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Sipas tij bashkëpunimi i Serbisë me NATO-n është korrekt, por Beogradi do të mbetet ushtarakisht neutral.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share