“Nuk mund të komentoj, jam i obliguar të ruaj sekretet”
Aleksandar Vulini asnjëherë nuk ka qenë agjent rus, por gjithmonë ka punuar për Serbinë. Në këtë mënyrë, sic percjell KlanM, e ka komentuar dorëheqjen e Shefit të BIA-s serbe, Presidenti Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për televizionin proqeveritar serb TV PINK.
Sipas tij, që nga emërimi i tij në këtë funksion kanë ekzistuar presione.
“Nuk e kam të lehtë ta komentoj. Vulinin e kam patur shok me të cilin kam kaluar shumë kohë, e kuptoj reagimin e tij. Kishte presione që nga fillimi. Gjithcka është e vërtetë në letrën e Vulinit. Unë nuk mund ta komentoj, për shkak se jam President i Republikës, por edhe për shkak se jam i obliguar të ruaj sekretet rreth këtyre gjërave dhe nuk mund të flas”, theksoi presidenti serb Vuçiq.
Të premten, sic percjell KlanM, Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vullin, dha dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e konfirmoi nëpërmjet një komunikate, duke potencuar se SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.
Më 11 korrik, Vullin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane./KlanMacedonia