Vuçiq: Serbia nuk e njeh e as që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës!

PRISHTINA FSHEH AUTOPSITË E SERBËVE TË VRARË NË BANJSKË

Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje – tha Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje të jashtëzakonshme në media duke komentuar procesin zgjedhor në Serbi, por edhe situatën në Kosovën.

Sipas tij, Serbia do të presë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por nuk e pranon e as që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Do të përpiqemi të bëjmë kompromise dhe cdoherë jemi shprehur se jemi pro Ballkanit të Hapur, por gjithmonë do ta bëjmë të qartë për secilin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Përsëris, Serbia nuk e njeh e as që do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Nuk do të pranojmë asnjë dokument që na obligon për ta mbështetur dhe ndihmuar Prishtinën për anëtarësim në OKB” – tha Vuçiq.

Presidenti serb ka komentuar edhe zhvillimet në Banjskë në veri të Kosovës. Sipas tij, Prishtina vazhdon t`i fsheh autopsitë e serbëve të vrarë në Banjskë.

“Prishtina vazhdon t`i fsheh gjetjet e autopsisë së Stefan Nedelkoviqit, Igor Milenkoviqit, Bojan Mijailoviqit. Për ne ata janë njerëz. Nuk do të heqim dorë nga kërkesa që të shqyrtohet se përse janë vrarë” – tha Vuçiq.

Duke komentuar procesin zgjedhor në Serbi, Vuçiqi ka theksuar se me grevën e urisë opozita nuk do të arrijë asgjë dhe se nëse nuk shumicë, zgjedhje të reja në Beograd nuk do të ketë deri në vitin 2027. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share