Vuçiq refuzon të pranojë se Serbia është faktor destabiliteti në rajon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia gjithmonë “e respekton integritetin territorial të BeH, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën”, si dhe “të drejtat e tre kombeve përbërëse” dhe dy entiteteve në BeH, duke theksuar se “nuk ka lojëra të dyfishta në lidhje me BeH, si dhe rreth Kosovës, raporton portali në shërbim të regjimit aktual serb “Objektiv”.

“Unë jam gjithmonë “shumë i sinqertë dhe i drejtë”. Dhe kurrë “nuk luaj lojëra të dyfishta”, as për çështjen e Bosnje dhe Hercegovinës, as për çështjen e Kosovës, as për asgjë tjetër”, ka deklaruar Vuçiq për gazetën boshnjake “Avaz” gjatë vizitës së tij në enklavën serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës të quajtur Republika Serbe, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se “Serbia është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë, por populli i Republikës Serbe kërkon dhe pret ndihmën dhe mbështetjen e saj dhe se ajo do t’i ndihmojë”.

“Për shembull, nëse më pyetni për konsullatat, nëse dëshironi të hapni një konsullatë të BeH në Nish, në Krushevc, urdhëroni, ne i kemi dhënë të gjitha lejet në Novi Pazar, ja çfarëdo të doni, bën. Për ne kjo është një çështje e marrëdhënieve normale, racionale kombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Ai pretendon se tregimet për komplote të pakuptimta që ndajnë kombet janë të panevojshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes për sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve të Republikës Serbe dhe Serbisë, Vuçiq nuk deshi të flasë.

Ai ka refuzuar të pranojë se Serbia është faktor i destabilitetit në rajon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share