Vuçiq pranon dhuratë nga Kadyrov: Marrëdhëniet ruso-serbe nuk shkatërrohen dot

Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këshilltari i Kadryov përcolli përshëndetjet e ngrohta nga Çeçenia për presidentin dhe popullin serb, derisa nuk mungoi edhe një dhuratë interesante enkas për Vuçiqin, shkruan Rs.N1. transmeton, Klankosova.tv.

Ai i dhuroi presidentit serb burkën dhe kapelën kombëtare çeçene, duke e vlerësuar lart mbështetjen e Serbisë për Federatën Ruse, për dallim prej Perëndimit që sipas tij i “kthyen shpinën vendit rus”.

“Megjithatë, përkundër të gjitha vështirësive dhe presionit të madh të ushtruar nga Evropa, jo vetëm që lidershipi dhe populli i Serbisë u përmbajt nga qëndrimi kundër saj, por edhe shprehën mbështetjen e tyre për Federatën Ruse”, ka thënë Daudov, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, Ramzan Kadyrov më kërkoi që personalisht të shpreh respektin tim dhe të përcjell se marrëdhëniet vëllazërore shekullore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë që kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre”, ka shtuar ai.

Edhe Vuçiq falënderoi popullin rus për marrëdhëniet “vëllazërore” duke shtuar se – “Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë lloj presioni”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share