Vuçiq për targat: Serbët po përballen me kohë të vështira

epa10029772 Serbian President Aleksandar Vucic attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders’ meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

SERBET PO PERBALLEN ME KOHË TË VËSHTIRA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq premtoi se do të jetë me serbet e Kosovës me 31 Tetor në afatin e fundit që ju kërkohet zëvendësimi i targave.

Vuçiq kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve qe ndonëse i kërkuan Prishtinës shtyrje të afatit për konvertimin e targave nuk po bëjnë sa duhet në këto kohë të vështira.

Tutje, presidenti serb tha se reagimi i ndërkombëtarëve nuk mund të pritet, pasi sipas tij, i gjithë QUINT-i do të thonë se janë kundër, ndonëse i kërkuan Prishtinës shtyrje, por kryeministri Kurti ishte kundër.

Ndryshe  Pavarësisht thirrjes së SHBA-së për shtyrje të afatit kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë këmbëngulës se nuk do të shtyjë afartin për konvertimin e targave serbe në RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.

Ai ka ftuar qytetarët që veturat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share