Vuçiq pas vendimit për targat: Po planifikojnë sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës, qëllim i tyre është ‘’Oluja’’ e re

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë afat për riregjistrimin e targave të Serbisë deri në fund të shtatorit, që siç tha ai, planifikojnë një sulm të përgjithshëm në veriun e Kosovës më vonë se 1 tetori.

”Vendimi i dytë ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës, për të krijuar një “Oluja” të re, ku brenda dy muajve duan të bindin serbët të regjistrohen nën targat e RKS-së shqiptare, ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, e dini. si është bërë në luftën e dytë botërore, pra do i bindin serbët, nëse nuk i bindin, atëherë do të vjedhin targa dhe vetura”.

”Ne kemi vendin e pestë që tërheq njohjen dhe presim që ata të hyjnë në procedurë në ndonjë organizatë për t’ju treguar këtë”, shtoi ai në adresimin e tij para popullit serb, transmeton klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share