Vuçiq: Nuk nënshkruajmë marrëveshje për njohje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleknsandar Vuçiq, tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.

“Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiq për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share