Ndaj Serbisë zhvillohet luftë hibride përmes serbëve të Kosovës
Dialogu është i pakuptimtë, nuk e kam ndërmend të bisedoj derisa nuk lirohen serbët – ka deklaruar në një paraqitje të jashtëzakonshme Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sic njofton KlanM, duke shtuar se për pjesëmarrje në dialog me Kurtin do ta njoftojë opinionin 24 orë më herët.
“E pakuptimtë është biseda me Albin Kurtin, nuk do të bisedoj me të, lironi serbët e arrestuar, hiqni normat për mallrat serbe, tërhiqni kryebashkiakët e rremë dhe policinë nga veriu i Kosovës”, theksoi Vuçiq.
Sipas Vuçiqit ndaj Serbisë po zhvillohet një “luftë hibride” përmes serbëve në Kosovë dhe se liderët e tyre akuzohen për veprime kriminale dhe se sipas perëndimit “Serbia duhet të jetë fajtore”.
“Këtu vijmë tek vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilët duhet të jemi të vetëijshëm. Ata lejojnë gjuajtjet ndaj serbëve. Kurtit gjithcka I lejohet, ai provokon, dëshiron konflikt, dëshiron luftë me cdo cmim. Në këto synime ai ka mbrojtje, gënjen se s`ka mbrojtje”, u shpreh Vuçiq.
Vuçiqi në konferencën e jashtëzakonshme për media, sic percjell KlanM, ka numëruar, sic pretendoi, të gjitha incidentet, arrestimet ndaj serbëve të Kosobës, duke akuzuar EULEX-in se nuk ka ndërmarrë asgjë.
Ai ka përmendur luftën e vitit 2001 në Maqedoni, ngjarjet në Tearcë, Haraçinë, se janë vrarë 75 pjesëtarë të forcave të armatosura maqedonase, duke bërë paralele me amnistinë që atëherë ishte kërkuar nga perëndimi.
Vuçiqi, sic njofton KlanM, paralajmëroi se për shkak të sjelljes ndaj serbëve të Kosovës, në Vidovdan, në mënyrë paqësore do të ndërmarrin hapa për liri, sic tha, konform normave ndërkombëtare duke patur kujdes në raportet e Serbisë me NATO-n. /KlanMacedonia