Vuçiq: Në RMV jemi më të popullarizuar se Bullgaria!

“NUK DO TË NA DETYROJNË TA NJOHIM KOSOVËN”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bullgarët janë duke u ankuar për shkak se Serbia është më e popullarizuar se ata në Maqedoninë e Veriut, njofton KlanM.

Gjatë një interviste për TV PINK, ai ka bërë të ditur se raportet me Malin e Zi janë më të mira se më herët, me Hungarinë dhe Maqedoninë e Veriut më të mira në histori.

“Me Shqipërinë kemi raporte korrekte aq sa janë mundësitë. Rama nuk ishte në panairin e paradokohshëm të verës, por ishin përfaqësuesit e Shqipërisë. Bullgarët na zënë për të madhe se jemi më të popullarizuar se ata në Maqedoninë e Veriut. Me Kroacinë do të kemi raporte më të mira kur ta kuptojnë se Jasenovci ishte turp”, tha Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiq, siç njofton KlanM, në një prononcim tjetër para mediave serbe, ka deklaruar se para Serbisë janë ditë të vështira, për shkak se, sipas tij, qëllimi bashkësisë ndërkobëtare është ta detyrojë Serbinë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Bisedimet janë të rëndësishme, por qëllimi I tyre është të na detyrojnë ta njohim Kosovën. Kam thënë tashmë një mijë herë se nuk do ta nënshkruar. Këtë e kam thënë në vendet më të vështira. Para Sholcit, Makronit dhe Melonit. Aty ishin edhe Sharl Mishel, Boreli dhe Lajçaku. Për këtë shkak Shqiptarëve u vendosën sanksione joserioze dhe me këtë shantazhojnë Serbinë, ngase kemi se çfarë të humbim”, tha Vuçiq.

Duke u prononcuar për zgjedhjet komunale dhe parlamentare në Serbi, Vuçiqi është zotuar se nëse në këto zgjedhje fiton opozita, do t`i pranojë rezultatet dhe do të shpallë zgjedhje presidenciale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share