Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq zgjodhi Kinën dhe jo Procesin e Berlinit ku u mblodhën liderët evropianë dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vuçiç çoi mesazh nga Kina duke e takuar presidentin Xi Jiping dhe duke thënë se lidhja me Kinën është e hekurt. Ai tha se lidhjet e tyre dypalëshe i kishin rezistuar provave të ndryshme dhe pranoi mbështetjen e Kinës ndaj Serbisë kur përballej me vështirësi.
Përveç Xi, Vuçiq tha se është takuar edhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. E pashë presidentin Putin, nuk patëm një takim dypalësh, folëm shkurt, ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me Xi-në, tha presidenti i Serbisë në një deklaratë për gazetarët serbë në Pekin, ku po vazhdon të merr pjesë në forumi ndërkombëtar ekonomik dhe politik
“E pashë se Putini po shpërthen nga vetëbesimi”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai pa që presidenti rus kishte bisedime të gjata me presidentin kinez Xi dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Presidenti i Serbisë më pas përmendi se ai vetë ka folur me Orbanin për seancën e ardhshme të Këshillit Evropian.
Vuçiç tregoi që në Kinë është edhe për blerje të armatimit.
“Kemi hasur në mirëkuptimin e miqve tanë kinezë. Ne folëm edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne nga bashkëpunimi në të gjitha fushat e ekonomisë, biznesit, bashkëpunimit ushtarako-teknik”, tha Vuçiq dhe shtoi se për momentin Serbia nuk ka nga kush tjetër të marrë armë më moderne dhe më të sofistikuara sesa nga Kina.
Ai thotë se është folur edhe për lidhjen infrastrukturore dhe rritjen e numrit të investimeve kineze.
Vuçiq përsëriti se marrëveshja për tregtinë e lirë, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm dhe tha se presidenti Xi Jinping “mbështet një Serbi të pavarur, liridashëse dhe të pavarur”.
Ushtria e Serbisë po mbështetet te furnizuesit kinezë të armëve në mes tensioneve me Kosovën.
Serbia dhe Kina gjithashtu njoftuan kohët e fundit një raund të dytë të patrullimeve të përbashkëta policore në qytete në shtetin ballkanik, një veprim i konsideruar nxitës nga disa politikanë evropianë. Patrulla të tilla u iniciuan në vitin 2019 me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur turistët kinezë.
“Të ndërmarrësh një hap të tillë në një kohë tensionesh të larta dhe të importosh armatim kinez duke kërcënuar shtetin fqinj të Serbisë, Kosovën me agresion ushtarak, dërgon një sinjal të qartë, por shumë fatkeq se ku e sheh besnikërinë e tij lideri i Serbisë [Presidenti Aleksandar] Vuçiq: jo me Evropën, por me regjime autoritare”, tha Reinhard Buetikofer, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet Bashkimi Evropian-Kinë.
Buetikofer ka bërë thirrje për një moratorium evropian për shitjen e armëve në Serbi.
Në fillim të tetorit, ushtria serbe kishte dërguar disa nga trupat e saj nga kufiri pas paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë për një situatë “shumë destabilizuese”, ndërsa thirrjet për veprime më të ashpra kundër Serbisë u bënë më të forta mes politikanëve të BE-së.