Presidenti serb, Alelsandar Vuçiq, gjatë një prononcimi për TV Prva ka theksuar se gjatë janarit dhe shkurtit pret presione të mëdha rreth Kosovës.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet ta zgjidh çështjen e Kosovës, para se të hyjë në negociata rreth Ukrainës.
Vuçiqi, sic përcjell KlanM, ka theksuar se fushata ka për të qenë e fuqishme, për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
“Atëherë secili që urren Serbinë, do të bëhet i mençur, të na thotë rreth Serbisë si koloni ruse, zgjedhje të këtilla, s`ka demokraci. Mbase ashtu mendojnë për të fituar ndonjë votë shqiptare, për shkak se janë njerëzit që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur por janë edhe lobistë të theksuar shqiptarë” – ka potencuar Presidenti serb, Vuçiq, në intervistën për Tv Prva të Serbisë./KlanMacedonia