Vuçiq: Ndërkombëtarët po na bëjnë presion

“Rrezikojmë negociatat me Bashkimin Europian”

Në një seancë të jashtëzakonshme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi përpara Parlamentit se 90 për qind e planit frako-gjerman i dalë në media është i vërtetë.

“Më thanë: A e kupton Aleksandër se do të përballeni me pezullimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, jo vetëm me ndërprerjen e investimeve të mëtejshme, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendi juaj.

Beogradi insiston në krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe jo në formën e Shoqërisë Civile.

 “Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Bashkësinë e Komunave Serbeve vetëm për të provokuar një konflikt të armatosur me Serbinë dhe të prezantohen si viktima të Zelenskit ballkanik”

Sipas tij pjesa më e vështirë e planit të paraqitur më 13 Dhjetor është pika katër ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Njëherësh ai paralajmëroi se nëse Kosovë pranohet në OKB mund të japë edhe dorëheqjen.

“E di se çfarë do të bëjë, pasi nuk ka zgjedhje mes Vuçiçit e Serbisë. Serbia është e rëndësishme.”

Fjalimi i Vuçiçit u duartrokit maxhoranca, ndërsa deputetët e opozitës mbanin pankarta në duar duke e akuzuar atë për tradhtar. Sipas tyre plani i planit franko-gjerman është kapitullim i shtetit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share