Vuçiq: Macroni e di se çfarë nuk do të ndryshojë Beogradi për Kosovën!

“Franca nuk dëshiron vatër të re krize”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Paris ka takuar Presidentin francez, Emanuel Macron.

“Një takim i rëndësishëm me mikun tim Macronin, me të cilin biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, dialogun Prishtinë – Beograd dhe për tema tjera rajonale dhe globale” – ka shkruar Vuçiqi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Por, gjatë një interviste për televizionin publik serb – RTS, para takimit me Macronin, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se presidenti francez nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, por se Macroni e di se çfarë nuk do të ndryshojë Beogradi.

“Macroni e di se cfarë nuk mund të ndryshojë Beogradi lidhur me Kosovën. Shohim për të bërë disa gjëra që janë të mira për të ruajtur paqen dhe stabilitetin që nuk dëmtojnë interesat tona vitale, që poashtu prekin edhe Francën, e cila dëshiron të jetë e sigurtë se nuk do të ketë vatër të re dhe se gjërat po zgjidhen”, tha presidenti serb Vuçiq.

Vuçiqi në Paris ka takuar edhe përfaqësuesin kryesor amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Xhejm O`Brajan. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share