Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar propagandën kundër vendimit të Kosovës që serbët të konvertojnë targat nga “KM” në “RKS”.
Vuçiq ka thënë të martën se Quinti i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që ta shtyejë vendimin për targat.
“Por Kurti ka qenë kundër”, ka thënë Vuçiq.
“Na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar novosti.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë kërkuar nga Kurti që ta shtyejnë afatin për targat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.
Ai ka ftuar qytetarët që veturat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.