“PERENDIMIT NUK I INTERESON RRËFIMI PËR “SHQIPËRINË E MADHE”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste për televizionin publik serb – RTS, ka deklaruar se politika e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” është një process që do të vazhdojë dhe se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të ndalet, njofton KlanM.
“Albin Kurti nuk do të ndalet këtu. Secili që mendon se ka mënyrë për ta ndalur Kurtin – nuk ka mënyrë për këtë çështje. S`ka mënyra të arrihet kjo, por ekziston mënyra që këtë mos ta bëni për shkak se në një moment të caktuar do ta kundërshtoni. Gabon secili që mendon se dikush në Bruksel mund ta bind Kurtin të mos jetë ithtarë i Enver Hoxhës dhe Adem Demaçit” – tha Alesandar Vuçiq.
Duke u prononcuar rreth vizitës së Kurtit në Shkup dhe Tetovë, Presidenti serb, sic percjell KlanM, tha se, problemi nuk qëndron tek një Flamur I “Shqipërisë së Madhe”, por te mënyra se si Kurti flet dhe prezantohet tek shqiptarët.
“Ata që e mbrojnë, veçanërisht në Beograd, thonë se kam qenë në Prijedor. Po, isha, por u paralajmërova si President i Serbisë, e jo si president i të gjithë serbëve, jo ski Kryeministër i të gjithë shqiptarëve sikurse Albin Kurti” – deklaroi Vuçiq.
Duke komentuar mungesën e reagimit të Perëndimit rreth përmendjes së “Shqipërisë së Madhe”, sic percjell KlanM, Presidenti serb Vuçiq tha se heshtja e tyre do të thotë se nuk janë të interesuar përë këtë koncept. /KlanMacedonia/