Vuçiq: Kurti bëri një truk të mirë – por afatshkurtër!

“AI NUK ËSHTË I GATSHËM TA FORMOJË ASOCIACIONIN”

Në Bruksel, Albin Kurti, bëri një truk të mirë por afatshkurtër – tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për televizionin pro-qeveritar serb TV PINK.

Sipas tij, Kurti i pari u takua me përfaqësuesit e lartë evropian dhe ua ka parashtruar idenë që t`i nënshkruajmë tre dokumentet.

“Përse e bëri këtë, për shkak se e kishte të qartë se Serbia këtë nuk mund ta nënshkruajë. Ai e di se liderët e vendeve të mëdha nuk e dinë cdo detaj. Bëhet fjalë për truk, për shkak se ai nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin” – tha Aleksandar Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Kurti e ka ditur se Serbia nuk do të shkojë nën kufirin e Kushtetutës serbe dhe se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, në sisteme organizatash, institucione e agjenci, UNESCO e gjithcka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës. Ishte një truk i Kurtit për të blerë kohë”– tha Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiq ka deklaruar se disa vende fqinje të Serbisë kishin kërkuar sanksione ndaj Beogradit, por sic tha, kjo nuk ka kaluar në Këshillin Evropian.

Në përfundim të samitit dy ditor liderët evropianë kanë kërcënuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin me pasoja në ditët në vijim nëse nuk zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani me ndërmjetësimin e BE-së. Në konkluzione Serbisë i kërkohet interpretim i kushtetutës dhe bashkëpunim në hetimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share