Vuçiq: Jemi të mbështetur për muri, nuk kemi ku të shkojmë

Në takimin që po mban presidenti serb Vuçiq në Beograd me përfaqësuesit politik të serbeve të Kosovës deklaroi se:

”Që nga viti 1999 kur e nënshkruam marrëveshjen e Kumanovës, me rezolutën 1224 po bëhet terror permanent ndaj popullatës serbe. Kjo ka rezultuar me dëbim e nëse disa raste edhe me vrasje të serbëve”, tha Vuciq.

Ai tha se kjo rezolutë nuk është më në fuqi deri në zgjedhjen përfundimtare, përcjellë Klan M.

“Kemi pasur 4 parime:

1. Paqe, të ruajmë paqen
2. Ti ikim sundimit të shteteve të mëdha. Duhet ta ruajmë veten por edhe ti. Shohim edhe tjerët
3. A do te jemi ne ata që jane agresorët apo te tregojmë se pala tjetër nuk dëshiron asgjë
4. Të ruajmë ekzistencën e popullit tonë në Kosovë”tha Vuçiq.

Më tej Vuçiq tha se serbët janë të mbështetur për muri.

“Nuk kemi ku të shkojmë, do të kërkojmë zgjidhje në 10 ditët e ardhshme”, deklaroi mes tjerash Vuçiq./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share