“BASHKË ME RMV-në DHE SHQIPËRINË DO TA ÇOJMË PËRPARA”
Nisma “Ballkani i Hapur” ka sjellë dobi për tri vendet, Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – është shprehur në intervistën për Televizion Publik serb RTS, Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili bahkë me Kryeministrat e RMV-së dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, të Martën dhe të Mërkurën do të jenë në Samitin e Ohrit ,raporton KlanMacedonia.
Si vëzhgues në këtë samit do të jenë Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryesuesi I Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Presidenti Vuçiq, në intervistën për RTS është shprehur se “Ballkani I Hapur” mbetet I hapur për të gjithë.
ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË
“Jam i ngopur me lutjet. Kemi “Ballkanin e Hapur”, Serbia, RMV-ja dhe Shqipëria janë aty. Kush dëshiron të kyçet – le të kycet, kush nuk dëshiron, as që e kam ndërmend të lus dikend. Me Shqipërinë dhe RMV-në, muajve të kaluara kemi rritje nga 28% dhe 31% të këmbimit tregtar. Ky është një progress I madh, gjëra të rëndësishme, kurse “Ballkani I hapur” është një projekt I shkëlqyeshëm dhe ne këtë do ta cojmë përpara”
Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Kryeministrat e Shqipërisë dhe RMV-së, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski në Samitin në Ohër do të nëshkruajnë katër marrëveshje; njohjen e diplomave, bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe tregtisë dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe drejtorisë së tatimeve. /KlanMacedonia/