Vuçiq: Evropa kërkon ta njohim pavarësinë e Kosovës!

BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një prononcimi me rastin e Krishtlindjeve, për mediat serbe ka deklaruar se Evropa kërkona nga Serbia që ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Po, kërkon. Të mos gënjehemi se nuk është kështu. Këtë e kërkon fuqia më e madhe në BE. Në fakt këtë e kërkon”, deklaroi Vuçiq.

Duke u prononcuar nëse qytetarët e Serbisë mund të dakordohen për hyrjen e vendit në BE, Vuçiqi ka deklaruar se është “për”, por se gjysma e qytetarëve janë “pro” ndërsa gjysma tjetër “kundër”. Sipas tij, qytetarët serbë nuk mund të dakordohen as edhe për Kosovën.

“Mund të gënjehemi se jemi unik për këtë cështje. Padyshim se nuk jemi. Një pjesë vlerëson se Kosovën sa më shpjet duhet ta dorëzojmë, Serbia do të jetë më mirë, por nuk do ta thonë publikisht, kurse tjerët do të thonë – mbroni Kosovën me çdo çmim por pa mua dhe fëmijtë e mi”, tha presidenti serb, Vuçiq.

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra-tjetrës dhe të heqin plotësisht regjimin e letrave ngjitëse.

“Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë”, tha përmes një deklarate shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share