Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ‘referendumi’ për largimin e kryetarëve të katër komunave më veriore të Kosovës është një tjetër mashtrim i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se më 15 mars “do t’i tregojë Miroslav Lajçakut se çfarë është duke planifikuar Kurti”, raporton Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.
Për këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka votuar të premten për ta caktuar 21 prillin ditë në të cilën do të votohet për largimin e kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.
Më tej Vuçiq ka bërë koment edhe për vendimin e BQK-së për ta larguar dinarin serb si mjet pagese në Kosovë, ku ka thënë se ata do të gjejnë mënyra për t’i ndihmuar serbët.