Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

Pas thirrjes së përfaqësuesit të lartë të BE Joseph Borrell që të shkojnë urgjent në Bruksel Kurti dhe Vuçiç, ky i fundit ka reaguar duke thënë se do të shkojë në këtë takim.

Për televizionin serb RTS, Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk do ta takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por do të bisedojë vetëm me Borrell.

“Biseda me Kurtin nuk ka kuptim. Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin. Me Kurtin nuk kam se çfarë të flas”, është shprehur Vuçiç.

Ndërkombëtarët bëjnë thirrje të vazhdueshme për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe të lirohen menjëherë dhe pa kushte 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share