Vuçiq: Dje ndodhi kryengritja e qetë e serbëve në Kosovë

“DUAM DIALOG TË VËRTETË, E JO ZGJIDHJE TË IMPONUARA”

Dje ndodhi një kryengritje e qetë e serbëve në Kosovë – ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke I drejtuar opinionit pas zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në veri të Kosovës. Sipas tij, serbët kanë treguar se duan dialog të vërtetë e jo zgjidhje të imponuara, njofton KlanM.

“Druaj se këtë shumica nuk e kanë kuptuar. Para nesh është një periudhë e vështirë, ne nuk kemi nevojë për përplasje me NATO-n. Natyrisht më 2 Maj nuk do të zgjidhet asgjë. Do të duan që kjo të zgjatet 100 vite dhe të fajësohen serbët” – tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, sic percjell KlanM, rezultatet e djeshme në veri të Kosovës, paraqesin realitet të ri politik.

“Ne duhet të sillemi ndryshe, kurse të tjerët duhet të kuptojnë. Z.Kurti nuk kuptoi. Ai mendon se me 400 vota mund ta udhëheq Mitrovicën. Mundet, por mos kërkoni pastaj asgjë nga serbët” – tha Vuçiq.

Sipas tij, asnjë serb nuk dëshiron të kthehet në institucionet e Kosovës.

“Unë do të luftoj të kthehen në institucione kur të formohet Asociacioni dhe kur të tërhiqen forcat speciale nga veriu I Kosovës. A do të kem sukses – vështirë. Dhjetë vite nuk I keni dëgjuar serbët” – tha Vuçiq.

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe, por vetëm një kandidate e pavarur. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share