“Vuçiq deklaroi se nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës” – Kurti: Qartazi tendencë për sulm ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat është shprehur se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk e pranojnë integritetin territorial të Kosovës. Kjo për kryeministrin Kurti është e parapranueshme dhe qartazi, tendencë për sulm ndaj Kosovës.

Albin Kurti: Presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan e tani duket se i ka rënë pishmanit që ka thënë po. Nuk është e rastësishme që ka vazhduar të përsërisë që e pranon marrëveshjen në koncept. Ky është sulm në marrëveshjet që kemi bërë dhe janë pjesë e konkluzioneve të BE-së. Mbrëmë morëm vesh që Presidenti i Serbisë kërcënon me këto lloj letrash, ku thuhet se “Serbia nuk e njeh pavarësisë e Kosovës, është kundër anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës”. Kjo e treta është një shtesë se dy të parat i kemi dëgjuar dhe më herët. Është qartazi tendencë për sulm ndaj Kosovës, deklarata e tillë e papërgjegjshme se integriteti terriorial i Kosovës na qenka i papranueshëm.

Kosova, më 24 Shtator ka përjetuar cënim të integritetit territorial dhe të sigurisë kombëtare. Përkundrejt kësaj, në vend që të kemi ekstradim të grupit të Radojçiçit, ne kemi kërcënime të këtilla nga Brukseli, pra jo nga Beogradi, nga Brukseli prej presidentit të Serbisë se nuk njihet integriteti territorial i vendit tonë. Ndërkaq, Marrëveshjet Bazike janë shumë të qarta në përmbajtjen e tyre dhe besoj se me ato deklarata është shkelur dhe Marrëveshja Bazike duke u sulmuar integriteti territorial i vendit tonë nga Presidenti i Serbisë. Me deklaratën që nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, ka shkelur dhe nenin 2 të Marrëveshjes Bazike.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të ekstradohet grupi i Milan Radojçiqit.

Albin Kurti: Unë nuk mund ta di se çfarë kërkohet nga Presidenti i Serbisë, por ajo që unë kërkoj që të kërkohet prej tij është dorëzimi i grupit terrorist paramilitar të Radojçiqit dhe gjithashtu të mos shkelet as gërma dhe as fryma e marrëveshjeve të dakorduara./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share