Vuçiq: Brenda 24 orëve dëshmi të reja për ngjarjet në Banjskë!

VUÇIQ PËR FT: “USHTRIA SERBE NUK DO TA KALOJË KUFIRIN ADMINISTRATIV”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi për qytetarët e Serbisë përmes Instagramit ka deklaruar se brenda 24 orëve do të prononcohet me informacione të reja rreth ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës dhe se do të kërkojë nga kompetentët tërësisht të zbardhet e vërteta për zhvillimet e përgjakshme.

“Kemi dëshmitarë oKular, njerëz që kanë qenë në vendngjarje dhe kanë parë mënyrën se si, së paku një I plagosur, është vrarë. Serbia nuk do të qetësohet derisa nuk zbardhet e vërteta, ngase jeta e serbëve nuk vlen më pak se e tjerëve” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Presidenti serb, përcjellë Klan M, ka konfirmuar se vendi I tij po përballet me presione të mëdha dhe sërish ka bërë krahasime me ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, duke pretenduar se bashkësia ndërkombëtare shkel disa parime.

“Kur 8 policë u vranë në RMV, këtë nuk e bënë terroristët, edhe pse e bënë në territory të vendit sovran të njohur nga OKB-ja, kurse kur një polic I cili sipas Marrëveshjes së Brukselit nuk duhej të ishte atje, atëherë të gjithë serbët deri në brezin e 14 duhet të hetohen” – deklaroi Vuçiq.

Pas mesazheve të BE-së dhe SHBA-së për deeskalimin e situatës në terren, Presidenti serb në një deklaratë për “Financial Times” siç njofton Klan M, ka theksuar se nuk do  t`i urdhërojë ushtrisë ta kalojë kufirin administrativ me Kosovën, duke shtuar se do t`i tërheq trupat serbe nga rajoni.

“Vitin e kaluar patëm 14.000 njerëz afër linjës administrative, sot kemi 7.500. Për këtë shkak do ta ulim këtë shifër në 4.000” – ka deklaruar Vuçiqi për “Financial Times”.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës dje njoftoi se me kujdes të shtuar është duke I ndjekur zhvillimet lidhur me lëvizjen e njësive ushtarake serbe. Në komunikatë thuhet se lëvizjet janë kryer nga tre drejtime të ndryshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share